Nesër në Kosovë na pret mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Në disa vise ka gjasa për rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa temperaturat pritet të luhaten nga 4 deri në 19 gradë Ceslius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Në disa vise priten zhvillime të vranësirave që mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh afatshkurtrë shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Të shtunën na pret mot me intervale kohore me diell, por dhe me zhvillime të vranësirave të rrebesheve të shiut. Rrebeshe më intensive priten në shumë vise të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa në Kosovë do të jenë shumë më të izoluara.
E diela na sjellë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe të ngrohtë pranveror. Gjithnjë do të ketë gjasa për ndonjë rrebesh të izoluar në disa rajone. Destabilizim të përgjithshëm të motit parashihet të kemi të hënën./MeteoBallkan