Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht stabil. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica e vranësira të ulëta ose mjegull. Gjatë ditës priten intervale kohore me diell. Temperatura minimale pritet të ulet deri në -4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale deri në 9 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi e Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot stabil. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me ngrica e vranësira të ulëta. Gjatë dites vende-vende priten intervale kohore me diell.
Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme. Netët dhe mëngjeset të ftohta, me vranësira të ulëta dhe mjegull vende-vende. Ditët do të jenë më të ngrohta gjithnjë në ato rajone ku do të depërtojnë rrezet diellore, ndërsa në ato rajone ku eventualisht do të kemi përqëndrim më të gjatë të mjegulles dhe vranësirave të ulëta do të jetë më ftohtë./MeteoBallkan