Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil dhe kryesisht me diell. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe me gjasa për mjegull nëpër disa lugina dhe ultësira. Dita stabile dhe me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat pritet të lëvizin nga 2 ajo minimale deri në 23 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë nesër pritet të kemi mot stabil dhe kryesisht me diell. Do të vazhdojnë temperaturat e larta për këtë periudhë kohore.
Edhe ditëve të ardhshme na pret mot stabil për shkak të dominancës absolute anticiklonike. Mëngjeset do të jenë të ftohta dhe vende-vende me mjegull, ndërsa ditët stabile dhe kryesisht me diell./MeteoBallkan