Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot stabil dhe kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar, por gjatë ditës rritje rapide e temperaturave. Në disa lokacione në mëngjes mund të ketë mjegull ose vranësira të ulëta.
Temperaturat nga -4 minimalja deri në 15 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna pritet të kushtëzojë mot kryesisht me diell dhe gjatë ditës pothuajse pranveror. Mëngjesi vende-vende mund të kushtëzojë ngrica dhe mjegull.
Dita stabile në tërë rajonin.
Edhe ditëve të ardhshme pritet mot i ngjashëm, me mëngjese të ftohta dhe ditë relativisht të ngrohta. Të hënën priten më shumë vranësira, por shumë pak reshje atmosferike, ndërsa të martën mund të ketë reshje lokale shiu./MeteoBallkan















