Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot më stabil, me diell dhe vranësira lokale, por pa reshje atmosferike. Atmosfera do të jetë dukshëm më stabile, krahasuar me ditët e kaluara, por do të fryjnë erëra në disa rajone mjaft të freskëta nga veriu.
Temperatura minimale pritet të zbres deri në 12 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 28 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale e rrallë në ndonjë rajon mund të ndodhë ndonjë rigë e dobët shiu.
Edhe dita e dytë e fundjavës do të jetë stabile, me diell dhe vranësira ditore lokale. Temperaturat mund të shënojnë rritje të lehta, ndërsa në perëndim të Shqipërisë do të jetë mjaft nxehtë. Do të vazhdojnë erërat e freskëta nga veriu.
Të hënën pas një paraditeje me diell dhe stabil, pasdite priten disa zhvillime të vranësirave me mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat në rritje të lehta, por në zonat me zhvillime do të pësojnë ulje orëve të pasdites së vonshme/MeteoBallkan















