Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe pak më intensive sot priten në rajonin e Dukagjinit.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Vende -vende priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në jug të Shqipërisë nuk priten reshje fare.
Nga nesër (e enjte) mbi rajonin tonë do të depërtojë një masë ajrore më stabile anticiklonike e cila do të kushtëzojë stabilizim gradual të motit dhe ndërprerje të rrebesheve të shiut. Pra, të enjten në tërë rajonin pritet mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira, por pa reshje atmosferike.
Nga e premta na pret mot me diell, stabil dhe mjaft i nxehtë./Meteoballkan