Gjatë ditës së sotme pritet kthjellim i motit dhe rreze diellore. Dita do të ngjajë më shumë një pranvere të hershme. Do të ketë edhe vranësira lokale më të theksuara në Shqipëri.
Të dielën shtim i sërishëm i vranësirave. Gjatë ditës do të fillojnë edhe reshjet e reja të shiut. Në mbrëmje në Shqipëri priten reshje të dendura shiu. Edhe në Dukagjin mund të ketë reshje të dendura, por të cilat nuk pritet të zgjasin shumë.
Nga e hëna do të vazhdojë mot i ndryshueshëm, me alternime mes vranësirave, intervaleve kohore me diell dhe rigave lokale të shiut. Reshjet do të jenë të intensitetit më të dobët. Nga e mërkura ngritje e ndjeshme e temperaturave./Meteoballkan