Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat në disa zona të izoluara mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 32 gradë Celsius.
Në pjesën më të madhe të rajonit sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat në disa vise mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe ditëve të ardhshme na pret mot mjaft i nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasditeve priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat në zona të izoluara pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe më intensive dhe më të përhapura shiu priten të hënën./MeteoBallkan