Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vapë të fortë verore. Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 35 deri në 37 gradë Celsius. Apelohet për kujdes të shtuar gjatë mesditës dhe pasdites për shkak të nxehtësisë së fortë dhe niveleve të larta të rrezeve UV.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura deri në 40 gradë Celsius në zonat më të nxehta.
Të mërkurën po ashtu na pret mot shumë i nxehtë. Pasdite në Kosovë priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtimam bubullimë dhe mundësi për breshër. Rrebeshet dhe vranësirat do të sjellin freskim të motit.
Rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu të mërkurën pasdite priten edhe në veriun e Malit të Zi dhe shumë vise të Maqedonisë së Veriut ku ekzistojnë gjasa për shtrëngata të fuqishme lokale.
Mot mjaft i nxehtë, por shumë i paqëndrueshëm pritet të kemi edhe të enjtën. Përpos zagushisë dhe intervaleve të gjata kohore me diell gjatë dites ose pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Kësaj radhe rrebeshe priten edhe në Shqipëri.
Të premtën stabilizim i motit dhe pritet mot kryesisht me diell./MeteoBallkan