Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, stabil dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 32 deri në 35 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë, me temperatura nga 35 deri në 38 gradë Celsius në zonat më të nxehta të rajonit.
Edhe të shtunën na pret mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura nga maksimale nga 35 në viset kontinentale deri në 38 ose 39 në disa vise mesdhetare.
Të dielën ulje të lehta të temperaturave, ndërsa priten edhe zhvillime lokale të disa vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë riga lokale ose rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të hënën pasdite fillimisht në Shqipëri priten rrebeshe lokalisht të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në orët e vona të pasdites rrebeshe lokale priten edhe në Kosovë. Vende-vende priten rrebeshe intensive dhe gjasa për ndonjë shtrëngatë të fuqishme kalimtare. Rrebeshe lokalisht të fuqishme priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi./MeteoBallkan