Sot në Kosovë na pret mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu. Reshje paksa më intensive priten në juglindje të Kosovës. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Reshje pak më intensive priten në pjesët qendrore dhe lindore të vendit. Mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu nesër pritet të mbajë edhe në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta në tërë rajonin.
Të premtën do të vazhdojë të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Temperaturat shënojnë ulje të mëtutjeshme, por nuk priten ulje të theksuara. Në jug të Shqipërisë priten rrebeshe dhe reshje të dendura shiu. Lokalisht edhe në vise tjera të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut reshjet e shiut pritet të jenë më intensive.
Nga e shtuna fuqizohet fusha ajrore anticiklonike dhe si pasojë pritet përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave për shkak të rrezeve diellore./MeteoBallkan