Sot na pret mot i vranët. Reshjet eventuale të borës në zonat paksa më të ulëta në paradite do të bëhen shi për shkak se erërat nga verilindja do të kthehen nga juglindja dhe do të transportojnë ajrin e ngrohtë duke rritur temperaturat.
Gjatë ditës herë pas here, vende-vende priten reshje shiu dhe rrebeshe lokale, ndërsa në viset kodrinore- malore reshje bore.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore po ashtu pritet një valë e re reshjesh atmosferike. Në zonat e ulëta kryesisht reshje shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore reshje bore.
Të dielën në Kosovë dha Maqedoninë Veriore pritet të ketë mot kryesisht të thatë, ndërsa reshje lokale priten në Shqipëri.
Të hënën përsëri pritet të kemi reshje shiu në tërë rajonin e në viset kodrinore-malore reshje shqote e bore./MeteoBallkan