Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Ende do të ketë gjasa për riga të izoluara shiu, por në përgjithësi moti do të ketë tendencë përmirësimi substancial. Temperaturat pritet të lëvizin nga 1 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallëkund ende priten riga të izoluara dhe të dobëta shiu, ndërsa më shumë rreze diellore priten sidomos në viset bregdetare të Shqipërisë dhe përreth.
Nga e enjta na pret mot pranveror. Mëngjesi i së enjtes do të jetë i ftohtë dhe ka gjasa që të ketë ngrica të dobëta në disa vise kontinentale. Orëve të ditës rritje rapide e temperaturave. Ato maksimale pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius, madje edhe më shumë.
Të shtunën në mbrëmje në disa vise të Kosovës ka gjasa për ndonjë rrebesh shiu me ndonjë bubullimë, ndërsa dita e diel pritet të jetë pranverore dhe kryesisht stabile./METEOBALLKAN