Sot në Kosovë do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, kurse në viset kodrinore-malore me reshje bore. Temperaturat do të shënojnë ulje graduale dhe erëra veriore dhe veriperëndimore do të fuqizohen gradualisht.
Në Shqipëri edhe sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet do të jenë të karakterit lokal por ende në ndonjë rajon mund të jenë intensive. Nga mbrëmja reshjet pritet të pushojnë në pothuajse tërë territorin e Shqipërisë.
Edhe në Maqedoninë Veriore do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Në viset malore do të ketë reshje bore, kurse në Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i thatë në jug, kurse në veri me reshje shiu dhe bore.
Ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe më i ftohtë sidomos në viset kontinentale sepse do të kemi depërtimin e vazhdueshëm të masave të ftohta ajrore nga veriu. Në Shqipëri, jug të Malit të Zi dhe pjesë të Maqedonisë mund të ketë kthjellime të herëpashershme, kurse në Kosovë do të jetë kryesisht vranët, ndonjëherë me ndonjë interval kohor me diell. Temperaturat do të pësojnë ulje çdo ditë si pasojë e erërave veriore, kurse në disa vise në Kosovë priten edhe reshje të herëpashershme shiu dhe bore kryesisht në viset kodrinore-malore./Meteoballkan