Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira vende-vende. Do të jetë mjaft nxehtë për këtë periudhë kohore.
Edhe në Shqipëri dhe tërë rajonin do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në i disa rajone mund të sjellin reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu.
Edhe nesër nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Priten intervale kohore me diell, vranësira dhe ndonjë rigë e dobët afatshkurtër shiu në ndonjë rajon.
Të martën do të vazhdojë të jetë ngrohtë, por do të kemi fuqizim të erërave jugore dhe jugperëndimore. Pasdite vonë ose në mbrëmje pritet të fillojnë reshjet e shiut të cilat pastaj do të shndërrohen në reshje bore fillimisht në viset kodrinore malore ku pritet “meqavë” e vërtetë dimërore. Në intervale të caktuara kohore dhe në disa rajone priten reshje të dendura bore. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu dhe veriperëndimi.
Të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë, vende -vende dhe herë pas here me reshje bore dhe erëra të ftohta dhe herë pas here të fuqishme veriore. Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë ulje të theksuara. Edhe në viset kontinentale të Shqipërisë dhe në Maqedoninë Veriore priten reshje të herëpashershme bore./Meteoballkan