Sot në Kosovë pritet mot i vranët dhe i ftohtë, me erëra të ftohta veriore dhe me reshje shiu e bore në mëngjes ose paradite, ndërsa në mbrëmje vonë me acar.
Në Shqipëri ,Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Në disa vise kodrinore-malore priten reshje bore. Temperaturat do të shënojnë ulje.
Të dielën na pret mot kryesisht i kthjellët por i ftohtë dhe vende-vende me acar në mëngjes, mbrëmje dhe gjatë natës.
Të hënën dhe të martën pritet të kemi ngritje të temperaturave dhe alternime mes intervaleve kohore me diell dhe vranësirave. Në ndonjë rajon mund të ketë reshje afatshkurtra të izoluara shiu ose bore.
Të mërkurën pritet të kemi mot krejtësisht të vranët dhe me reshje shiu e bore./Meteoballkan