Ditën e fundit të vitit 2021 rajoni ynë pritetë të jetë në periferinë e masës së fuqishme ajrore të thatë anticiklonike me qendër diku në Mesdhe ose Afriken Veriore, gjegjësisht në territorin e Algjerisë. Ky anticiklon gjigand pritet të përfshijë Francës, Spanjën, Italinë, Afriken Veriore dhe me periferinë e tij edhe Gadishullin Ballkanik.
Si pasojë në këto zona pritet mot kryesisht stabil dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Temperaturat pritet të jenë disa gradë mbi vlerat mesatare, përpos në ato zona ku eventualisht mund të kemi krijimin e mjegulles ku pritet të jetë më ftohtë ose temperatura pritet të jetë rreth vlerave mesatare. Në zonat ku nuk do të ketë mjegull pritet mot i këndshëm dhe stabil me temperatura maksimale që pritet të jenë mbi 10 gradë Celsius dhe në shumë tona mund të arrijnë deri në 15 gradë Celsius, madje në Shqipëri deri në 18 gradë Celsius.
Normalisht gjatë natës temperaturat pritet të luhaten nga -1 deri në 5 gradë Celsius, varësisht nga rajoni në rajon
Edhe në Vit i Ri pa skenar dimëror për të cilin po shpresonim të gjithë, megjithatë kjo është natyra dhe ky është parashikimi i cili nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim substancial. Dimri vetëm sa ka filluar dhe para nesh kemi tre muaj të cilët mund të na rezervojnë ditë me reshje të dendura bore. Mbetet të shihet./MeteoBallkan