Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë, prandaj apelohet për kujdes dhe mos ekspozim të tepërt në rrezet e diellit.
Në Shqipëri dhe më gjerë në rajon pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.
Të mërkurën vazhdon vapa afrikane, ndërsa të enjtën priten ulje të lehta të temperaturave në Kosovë dhe mundësi për rrebeshe të izoluara.
Nga e premta pak më freskët dhe më këndshëm. Pasditen e së premtës në Kosovë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Sipas ecurive aktuale sinoptike për fundjavë na pret mot më i këndshëm dhe kryesisht me diell./Meteoballkan