Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Nuk priten reshje atmosferike. Temperaturat maksimale pritet të luhatën nga 25 deri në 27 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me intervale kohore me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat.
Të dielën priten intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa rajone pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më së shumti rrebeshe priten në jug, juglindje dhe lindje të Shqipërisë si dhe në Maqedoninë e Veriut. Në viset tjera priten rrallëkund ndonjë rrebesh shiu.
Edhe të hënën na pret mot i ngjashëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell dhe rrallëkund ndonjë rrebesh ose rigë shiu.
Nga e marta na pret mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë, por nuk pritet nxehtësi e madhe./Meteoballkan