Sot në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë. Mund të ketë vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 26 deri në 28 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë ngrohtë, pra na presin disa ditë verore në këtë fillim vjeshte, por nuk pritet i nxehtë i madh.
Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit. Do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Rrallëkund në ndonjë rajon mund të ketë zhvillime konvektive të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Sipas ecurive aktuale sinoptike vranësirat e shiut do të fillojnë të shtohen afërsisht nga fundi i javës ku vende-vende priten edhe shira me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan