Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat pasdite pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 35 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot shumë i nxehtë veror. Pasdite në disa vise priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale priten në jug, lindje dhe verilindje të Shqipërisë, veri të Malit të Zi dhe disa vise të Maqedonisë së Veriut.
Të dielën na pret mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror. Pasdite priten kushte për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë vetëm në disa zona.
Mot mjaft i nxehtë dhe me zhvillime të izoluara pritet afërsisht deri të mërkurën. Të mërkurën priten ulje graduale të temperaturave dhe po ashtu ka mundësi për reshje dhe rrebeshe më të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan