Sot në Kosovë na pret mot relativishti ngrohtë, por i ndryshueshëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Vende-vende priten edhe riga lokale shiu, ndërsa mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite vonë ulje e temperaturave për shkak të ardhjes së një fronti të ftohtë ajrore.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë sot mbetet mot i ngjashëm, me alternime mes vranësirave, intervaleve kohore me diell dhe riga ose rrebesheve lokale të shiut. Nuk priten reshje të mëdha dhe po ashtu reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.
Nga nesër më freskët në tërë rajonin. Priten alternime mes vranësirave dhe intevaleve kohore me diell. Temperaturat maksimale shënojnë rënie progresive disa ditë për të fulluar të ngriten përsëri pas disa ditëve. Freskët do të jetë sidomos në viset tona kontinentale ku ka disa gjasa që të ketë edhe brymë mëngjesin e së enjtës sidomos në disa vise kodrinore-malore dhe në Mal të Zi./Meteoballkan