Organizata joqeveritare “ Rotary Club Podujeva” sot në qendër të qytetit do të nis ndërtimin e dordolecit më të madh të bërë ndonjëherë në Kosovë.
Ndërtimin e kësaj vepre nga bora do ta kryejnë anëtarët e organizatës, qytetarë dhe artist të qytetit.
Kjo performancë është në kuadër të planit të aktiviteteve të organizatës dhe ka për qëllim krijimin e një fryme të bashkëpunimit në komunitet, duke kontribuar në krijimin e një atmosfere festive në qytet.