Temperatura të lata afrikane po mbretërojnë sot në Kosovë dhe rajon. Në Kosovë sot temperatura maksimale ka arritur deri në 36 gradë Celsius në nivel vendi, ndërsa ndjesia e të nxehtit (humidity) deri në 39-40.
Edhe më nxehtë është në vendet përreth si psh. në Serbi ku temperatura ka arritur deri në 38, ndërsa ndjesia deri në 42. Në Shqipëri ndjesia ka arritur deri në 43, në Mal të Zi deri në 41, ndërsa në Maqedoninë Veriore deri në 40.
Nesër pritet kulminacioni i nxehtësisë, por edhe pasnesër dhe të premtën do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Të premtën pasdite disa rajone në Kosovë mund të freskohen me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa për fundjavë na pret mot më i këndshëm dhe me reshje të shpeshta shiu me bubullima./Meteoballkan