Masa të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore nesër pritet të përfshijnë rajonin tonë duke kushtëzuar ngritje të ndjeshme të temperaturave.
Muaji Maj po kalon me shumë pak reshje afmosferike dhe me temperatura kryesisht të larta, përpos disa fronteve të dobëta të ftohta ajrore të cilat ulen temperaturat përkohësisht.
Sot moti u stabilizua plotësisht për shkak të depërtimit të masës ajrore stabile anticiklonike.
Nga nesër edhe më ngrohtë me ndikim anticiklonik dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave. Reshje atmosferike nuk priten. Reshjet janë të nevojshme këto ditë për vegjetacion.
Të mërkurën kemi gjasa të mira për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, por reshjet nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse./Meteoballkan