Një masë ajrore jostabile do të depërtojë nesër në Mesdhe duke krijuar edhe një ciklon por i cili nuk do të prekë Kosoven, megjithatë ndikimi i tij do të ndjehet sepse cikloni do të sjellë vranësira dhe erëra veriore dhe vetëm në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.
Cikloni do të përqëndohet larg nga Italia deri në Afriken Veriore dhe për këtë arsye reshjet nuk do të arrijnë në pjesën më të madhe të rajonit tonë, por do të përfshijnë Italinë dhe pastaj Greqinë dhe Turqinë kur priten stuhi të fuqishme shiu.
Reshje shiu kryesisht të intensitet të dobët dhe mesatar do të ketë në jug dhe juglindje të Shqipërisë dhe disa pjesë të Maqedonisë së Veriut, kurse në viset tjera të rajonit tonë do të mbetet kryesisht thatë dhe ftohtë. Mot i ngjashëm pritet deri të mërkurën kur pritet stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave./Meteoballkan