Edhe sot atmosfera mund të jetë jo-stabile dhe mund të ketë zhvillime të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në disa rajone mund të ketë reshje intensive për shkak të ecjes së ngadalshme të sistemeve atmosferike, por e tëra do të përfundojë dhe ditë më të mira janë para nesh.
Nga nesër masat ajrore jo-stabile do të largohet nga rajoni ynë siç shihet nga animacioni (dy shigjetat poshtë) masa anticiklonike do të përfshijë rajonin tonë duke kushtëzuar stabilizim gradual të motit dhe ndërprerje të plotë të reshjeve atmosferike dhe rrebesheve problematike të cilat shkaktuan edhe dëme shumë të mëdha materiale në disa rajone të Kosovës.
Nga e premta priten edhe ngritje të temperaturave dhe në këtë mënyrë më në fund do të kemi një fundjavë stabile dhe mjaft të nxehtë në tërë territorin e Republikës së Kosovës por edhe të rajonit më gjerë, megjithatë nga java e ardhshme përsëri mund të kemi rikthim të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan