Cikloni i cili tanimë ka përfshirë pjesë të Italisë pritet të forcohet gjetë ditës në territorin italianë duke kushtëzuar stuhi mjaft të forta lokale me bubullima dhe breshër masiv.
Meteorologët italian kanë “ndezur” alarmin për rrezikshërinë më të lartë të nivelit 3 për stuhi potencialisht violente dhe kjo vlenë më së shumti për pjesën perëndimore të vendit, gjegjësisht viset bregdetare siç mund të vërehet edhe në fotografinë kryesore ngjyra e kuqe më e theksuar tregon rajonin ku pritet të ketë disturbanca mjaft të fuqishme atmosferike.
Cikloni nga Italia pritet të vijë direkt te ne duke destabilizuar motin edhe në territoret tona dhe duke kushtëzuar reshje shiu, fuqizim të erërave dhe vende-vende reshje të dendura me bubullima, por stuhitë nuk pritet të jenë potente sikur në Itali./MeteoBallkan