Agjencia evropiane për parashikimin e stuhive Estofex ka paralajmëruar për mundësinë e krijimit të stuhive të fuqishme në Kroaci, Slloveni dhe italinë veriore duke përfshirë Venecian.
Zakonisht në këto raste këta parashikues përdorin nivelin 2 që gjithashtu paraqet rrezikshmëri për stuhi të fuqishme, por kur një rajon rrethohen me numrin 3 atëherë çdo koment është i tepërt. Tjerër nivel nuk ka, pra është rrezikshmëria më e lartë ku përpos shtrëngatave të fuqishme me breshër mund të paraqiten edhe tornado. Sidoqoftë puna e tyre është të analizojnë modelet dhe të parashikojnë, ndërsa natyra do të tregojë sot se si do të shkojnë ngjarjet. Është fjala për Kroaci, pjesë të Bosnjës dhe Sllovenisë si dhe pjesë të Italisë Veriore./Meteoballkan