Ditët e fundit moti i ligë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar shumë dëme të cilat po vazhdojnë të publikohen thuajse çdo ditë.
Patrulla e Shtetit të Nebraskës publikoi pamjet e kamerës së makinës të mërkurën, pranë Lincoln, që tregojnë një kamion që humbi kontrollin para se të “rrëzohej” nga era në Interstate 80.
Një punonjës i kësaj patrulle vrapoi për t’i ndihmuar shoferit brenda, i cili siç raportojnë mediat e huaja për fat të mirë nuk është lënduar.