• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Pandemia ndryshoi cicërimën e zogjve

Pandemia ndryshoi cicërimën e zogjve

26/09/2020 | 09:17
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS njofton për punimet në rrjet të martën me 23 qershor!

22/06/2026 | 22:41
Moti për ditën e sotme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.06.2026.)

22/06/2026 | 22:35
Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi

Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi

22/06/2026 | 18:51
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

22/06/2026 | 08:40
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

22/06/2026 | 08:06
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjetin elektrik për të hënën, 22 qershor

21/06/2026 | 22:42
Majac-t/storm

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.06.2026.) e hënë

21/06/2026 | 22:34
Sot nisi zyrtarisht vera astronomike, dita më e gjatë e vitit

Sot nisi zyrtarisht vera astronomike, dita më e gjatë e vitit

21/06/2026 | 16:25
Ulet çmimi i naftës, në Kosovë sot një litër po tregtohet edhe me 1.30 euro!!!

Çmimet e derivateve për sot

21/06/2026 | 09:40
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e diel

21/06/2026 | 09:33
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet edhe nesër e diele me 21 Qershor!

20/06/2026 | 23:16
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.06.2026.) e diele

20/06/2026 | 23:08
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Pandemia ndryshoi cicërimën e zogjve

Pandemia ndryshoi cicërimën e zogjve

26/09/2020 | 09:17
709
Shpërndarje
2k
Shikime
Shpërndaje

Siç edhe shumëkush ka thënë, cicërima e zogjve vërtet ka ndryshuar gjatë pandemisë, ka treguar të premten një studim shkencor.

Duke analizuar cicërimat e harabelave të regjistruara përgjatë dekadash, shkencëtarët kanë pranuar një ndryshim në repertorin e zogjve, kur mbi qytete ra heshtja, transmeton KOHA shkrimin e BBC.

Zogjtë ngritën cilësinë e cicërimave të tyre kur lëshonin tinguj për ta mbrojtur territorin e tyre dhe për ta joshur partnerin. Dhe gjatë kësaj kohe mund t’iu jetë dukur njerëzve se cicërima e zogjve u bë më e zëshme, por në fakt harabelat cicëruan më butë.

Këto këngë më të ëmbla e më të buta ishin shkaktuar nga mungesa e zhurmës në prapavijë.

Elizabeth Derryberry nga departamenti i ekologjisë dhe biologjisë evolucionare në Universitetin e Tennessees në Knoxville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka studiuar për vite me radhë se si ndotja nga zhurma ndikon në cicërimat e zogjve.

“Njerëzit kishin të drejtë kur thanë se zogjtë po tingëllojnë më ndryshe gjatë pandemisë dhe ata e mbushën hapësirën, që në të vërtetë ishte e braktisur”, ka thënë ajo për BBC News.

“Përderisa ne jemi shpërngulur nga hapësira e zërave, zogjtë janë shpërngulur aty dhe mendoj se kjo na tregon se sa shumë ndikim të madh kemi në cicërimat e zogjve dhe në komunikim, sidomos nëpër qytete”.

Cicërima joshëse

Falë një studimi të gjatë të cicërimave të zogjve me kurora të bardha që jetojnë në dhe përreth zonës së San Francisco Bay, shkencëtarët mundën t’i krahasonin efektet para dhe gjatë pandemisë.

Ajo çka zbuluan ishte pak e befasishme. Shumicën e kohës, harabeli mashkull cicëron, dhe gjatë heshtjes zogjtë i përmirësuan performancat e tyre vokale dhe cicëruan këngë “më tërheqëse” me ton më të ulët për ta mbrojtur territorin e tyre dhe për ta joshur një harabel femër.

Kur ra niveli i zhurmës gjatë karantinës, cicërima e tyre në fakt tingëllonte më tërheqëse për zogjtë e tjerë të tufës”, ka thënë Derryberry.

Kjo tregon se sa shpejt natyra mund të rikuperohet nga efektet e ndotjes nga zhurma e njerëzve, shtoi ajo.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.

Rekomandime

Sot nisi zyrtarisht vera astronomike, dita më e gjatë e vitit
Fenomene

Sot nisi zyrtarisht vera astronomike, dita më e gjatë e vitit

21/06/2026 | 16:25
Vjen anticikloni, por vazhdon fluksi i ajrit të ftohtë. Jo për shumë gjatë!
Botë

Çfarë i bën parashikimet e motit më të sakta sot se para 10 vitesh?

18/06/2026 | 15:02
El Niño vë në rrezik kafenë dhe sheqerin në mbarë botën
Fenomene

El Niño vë në rrezik kafenë dhe sheqerin në mbarë botën

17/06/2026 | 21:21
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲