• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
ZRRE-ja merr vendim, rryma shtrenjtohet për 16 përqind

Paralajmërohet tjetër shtrenjtim i rrymës

13/12/2025 | 21:43

Punimet në rrjet të mërkurën sipas njoftimit të KEDS!

27/10/2026 | 23:32
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.10.2026.) e mërkurë

27/10/2026 | 23:19
Bora mbulon Bjeshkët e Rugovës

Bora mbulon Bjeshkët e Rugovës

27/10/2026 | 21:44
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

27/10/2026 | 08:09
Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

27/10/2026 | 06:50
Shirat e rrëmbyeshëm godasin Antalyan, rrezik për përmbytje të reja

Shirat e rrëmbyeshëm godasin Antalyan, rrezik për përmbytje të reja

27/10/2026 | 06:46
Rekord i ri për El Niñon, kulmi ende përpara

Organizata Botërore meteorologjike paralajmëron për një El Niño potencialisht të paprecedentë

27/10/2026 | 06:32
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Moti javor, reshje të pakta ; mot më i ftohtë!

26/10/2026 | 22:54

Njoftimi i KEDS, punimet në rrjet të martën!

26/10/2026 | 22:31
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.10.2026.) e martë

26/10/2026 | 22:12
Akullnaja e fundit e Sllovenisë po tkurret me shpejtësi

Akullnaja e fundit e Sllovenisë po tkurret me shpejtësi

26/10/2026 | 12:07
Pse na ther kraharori kur marrim frymë dhe a mund të paralajmërojë kjo dhimbje një problem serioz

Pse na ther kraharori kur marrim frymë dhe a mund të paralajmërojë kjo dhimbje një problem serioz

26/10/2026 | 10:56
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
ZRRE-ja merr vendim, rryma shtrenjtohet për 16 përqind

Paralajmërohet tjetër shtrenjtim i rrymës

13/12/2025 | 21:43
1.1k
Shpërndarje
3.1k
Shikime
Shpërndaje

Paralajmërohet sërish shtrenjtim i çmimit të rrymës, ZRRE njofton se shqyrtimi i tarifave fillon së shpejti

Kriza energjetike që ka kapluar vendin, duket se do të vazhdojë edhe më tej. Madje, paralajmërohet se e njëjta vetëm sa do të thellohet edhe më shumë. Nëse marrim vetëm të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, aty shohim se gjatë muajit shtator të këtij viti, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 444.92 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 348.667 GWh ose 1,47% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga ASK, në të dhënat e publikuara,thuhet edhe se, importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2025 ishte 316.8 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 268.22 GWh.

Tutje, aty shtohet po ashtu se, prodhimi i thëngjillit për muajin shtator 2025 ishte rreth 515.61 mijë ton që paraqet një rënie prej (-14,05%) në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Lidhur me këtë çështje, është deklaruar edhe, Adhurim Haxhimusa, që është njohës i fushës së energjisë.

Ky i fundit, ka deklaruar se rritje e madhe vërehet edhe kur krahasohet 3-mujori i vitit të shkuar me atë të sivjetmë, duke theksuar se, sipas tij, ‘’ndoshta do të kemi nevojë për korrigjim të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026.

“Në bazë të të dhënave të Doganës së Kosovës rrjedh që në tremujorin e parë të 2025 janë importuar rreth 125 milionë euro energji elektrike, ndërsa në tremujorin e parë të 2024 janë diku rreth 45 milionë euro. Shihet një rritje enorme e importeve, për diku trefishim të sasisë dhe më shumë shqetësuese në këtë është se kjo sasi e importeve është para se të fillojë procesi i renovimit të “Kosovës B”. Kjo e rrit edhe frikën se do të kemi ndoshta nevojë për korrigjim të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026”, ka thënë Haxhimusa, raporton Koha.net

Kurse, në anën tjetër, vetë Zyra e Rregullatorit për Energji, ka bërë të ditur se në fund të këtij muaji do të fillojë shqyrtimi i tarifave të reja për vitin 2026.

“Shqyrtimi i tarifave do të bëhet sipas orareve të përcaktuara në Rregullën për Përcaktimin e Tarifave dhe Çmimeve. Procesi pritet të fillojë në fund të këtij muaji dhe pritet të zgjasë deri në fund të muajit mars të vitit 2026”, është deklaruar në përgjigjen e ZRRE-së për Koha.net

Rritja e importit të energjisë është shoqëruar edhe me dominimin në treg të një kompanie, gjë që ka nxitur debat e akuza mes partive politike në vend.

Haxhimusa ka vlerësuar se do të mund të sqarohej lehtësisht nëse do të kishte transparencë nga ana e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

“Këtë zjarr do ta shuante apo ndizte më shumë nëse Zyra e Rregullatorit për Energji do të dilte dhe do të tregonte se nga po vijnë këto importe dhe se ata nëse nuk i kanë këto të dhëna shumë lehtë e obligojnë tregtarin që të ofrojë këto të dhëna se nga po vijnë importet dhe cilat rrugë janë shfrytëzuar për të ardhur ajo energji deri tek konsumatori fundor”, ka thënë Haxhimusa.

Ndryshe, çështja e energjisë elektrike është një nga tematikat që ka shoqëruar sferën e debatit në vend për gjatë viteve të fundit. Për këtë, fajtor për shumë parti e njohës të fushës është qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

Përveç kësaj, pakënaqësitë lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike janë shprehur edhe në formë të protestave, ku është kërkuar që çmimi i rrymës të mos shtrenjtohet duke theksuar se çmimi i tanishëm është edhe si i tillë barrë e rëndë për qytetarët.

Çmimi i rrymës për herë të fundit, është shtrenjtuar në pjesën e parë të këtij viti, me mbi 16%.

Rekomandime

Kosovë

Punimet në rrjet të mërkurën sipas njoftimit të KEDS!

27/10/2026 | 23:32
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.10.2026.) e mërkurë

27/10/2026 | 23:19
Bora mbulon Bjeshkët e Rugovës
Lajme

Bora mbulon Bjeshkët e Rugovës

27/10/2026 | 21:44
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲