Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell dhe lokalisht priten erëra mesatare deri të fuqishme nga jugu. Gjatë ditës mund të ketë ndonjë rigë shiu, por vonë pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu dhe mundësi për rrebesh shiu në shumë zona, por jo në tërë territorin.
Temperaturat pritet të luhaten nga 0 minimalja deri në 13 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot me vranësira e mundësi për intervale lokale kohore me diell. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe lokale shiu përfshijnë shumë vise të Shqipërisë, lokalisht intensive dhe mundësi për vetëtima dhe bubullimë sidomos në jugperëndim të vendit. Borë vetëm në malet më të larta.
Reshje shiu në mbrëmje priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi.
Të enjten në Shqipëri më shumë reshje lokale shiu, kurse në Kosovë dhe Maqedoni më pak. Në Kosovë priten edhe intervale kohore me diell dhe temperatura deri në 13 apo 14 gradë Celsius në disa zona.
Reshje të shpeshta lokale shiu priten edhe të premten dhe gjatë fundjavës, por priten edhe periudha pa reshje./MeteoBallkan















