Pasi ‘humbi kontrollin’, aeroplani ‘shkel për tokë’ makinën nga e cila po tërhiqej përgjatë pistës në aeroportin e New York City!

705
SHARES
2k
VIEWS

Një vozitës i një makine për tërheqjen e aeroplanit në pistë i ka shpëtuar mrekullisht asaj që dukej si vdekje e sigurt në pistën e aeroportit LaGuardia në Queens, New York City.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ishte një aeroplan i American Airlines që ai po tërhiqte kur ky i fundit “kaloi mbi automjetin e tij” në një aksident dramatik të kapur nga kamerat.

Shoferi i rimorkioje u dërgua në një spital lokal si masë paraprake, por mbeti i palënduar nga përplasja.

Pamjet tregojnë shoferin e asaj që quhet një ‘super tërheqje’ duke tërhequr Boeing 737 nga hangari në portë herët në mëngjesin e së martës.

Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, i cili drejton aeroportin tha se nuk kishte ekuipazh fluturimi apo pasagjerë në aeroplan dhe se nuk kishte të lënduar. /Telegrafi/

 

 


Related Posts