Një fermë e pulave në fshatin Arllat është përmbytur nga shiu, njofton Klan Kosova.
Që nga dje nuk janë ndalë reshjet e shiut anembanë Kosovës duke shkaktuar vërshime të shumta.
Qytetarët vazhdimisht kanë dërguar dhe po dërgojnë fotografi në redaksinë e Klan Kosovës, duke treguar dëmin që shirat e mëdha kanë sjellë.
Burime i kanë thënë Klan Kosovës se shirat kanë bllokuar edhe nënkalimin në rrugën Prishtinë-Pejë, dhe se një automjet ka mbetur i bllokuar nën urë dhe i mbuluar pothuajse i tëri nga uiji.
Ndërkaq, ferma në fjalë gjendet afër këtij nënkalimi.