• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Pesë gjërat që pritet të ndodhin në tokë 100 vitet e ardhshme!

08/10/2019 | 23:06
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

02/07/2025 | 05:35
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.06.2025.) E Diele

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.07.2025.) E Mërkurë

01/07/2025 | 22:53
Njoftimi i KEDS: të gjitha lokacionet ku sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të rrymës!

Punime në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjet e energjisë elektrike për nesër

01/07/2025 | 22:31
Një viktimë nga përmbytjet në veri të Italisë, bllokohen rrugët, autoritetet japin alarmin: Mos dilni nga shtëpia

Një viktimë nga përmbytjet në veri të Italisë, bllokohen rrugët, autoritetet japin alarmin: Mos dilni nga shtëpia

01/07/2025 | 22:24
Francë, mbyllen rreth 1.350 shkolla për një ditë për shkak të nxehtit ekstrem

Francë, mbyllen rreth 1.350 shkolla për një ditë për shkak të nxehtit ekstrem

01/07/2025 | 17:24
Evropa nën valët e të nxehtit, çfarë është fenomeni i kupolës së nxehtësisë dhe pse mund të jetë i rrezikshëm

Evropa nën valët e të nxehtit, çfarë është fenomeni i kupolës së nxehtësisë dhe pse mund të jetë i rrezikshëm

01/07/2025 | 10:46
Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

01/07/2025 | 09:19
Moti për sot dhe ditët në vijim

Parashikimi i motit për sot – e martë

01/07/2025 | 05:38
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon për ndërprerjet e rrymës të Martën me 1 Korrik!

30/06/2025 | 22:27
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.04.2024.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.07.2025.) E Martë

30/06/2025 | 22:16
Moti javor, fundi i Qershorit dhe fillimi i Korrikut!

Moti javor, fundi i Qershorit dhe fillimi i Korrikut!

30/06/2025 | 12:12
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punime në rrjet, ndërprerjet e energjisë elektrike për sot

30/06/2025 | 09:25
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Pesë gjërat që pritet të ndodhin në tokë 100 vitet e ardhshme!

08/10/2019 | 23:06
527
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje

Planeti ynë po ndryshon vazhdimisht. Pavarësisht nëse e vëmë re këtë apo jo, transformimet e vogla ashtu edhe ato të mëdha ndodhin përditë. Qoftë një pemë që rrëzohet apo një ndryshim tektonik, diçka diku dhe atje ndryshon në mënyrë të pakthyeshme. Prandaj, nuk është e pazakontë të pyesim veten:Si do të jenë këto evolucione në fund të këtij shekulli? Ja cilat janë 5 gjërat që mendohet se do të ndodhin në tokë në 100 vitet e ardhshme…

Qytetet nënujore
Për 800 vjet, njerëzit kanë matur vazhdimisht nivelin e detit. Dhe dekadat e fundit, studiuesit kanë prashikuar një rritje të nivelit të detrave, ndryshe nga ato që janë parë deri tani. Arsyeja kryesore është shkrirja e akullit nëpër pole.

Studimet e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, parashikojnë që niveli i detit do të rritet 2 metra gjatë 100 viteve të ardhshme. Efektet e një rritjeje të tillë, do të ishin mjaft katastrofike. 44 për qind e popullsisë së botës banon në qytetet bregdetare, dhe nivelet më të larta të detit do të detyronin shumë njerëz të lëviznin diku tjetër.

Ekonomia e këtyre qyteteve do të binte, dhe kostoja e jetesës do të ngrihej në stratosferë. Qytetet e vogla bregdetare, nuk do të kishin asnjë mjet për të mbrojtur veten me mure detare ose masa parandaluese, duke u shndërruar kështu në qytete fantazmë.

Zhdukjet e kafshëve
Lui Fihojos, regjisor i “National Geographic” dhe producent i dokumentarit “The Cove”, ka deklarur kohët e fundit se në 100 vitet e ardhshme mund të shohim zhdukjen e gjysmës së popullatës së kafshëve në Tokë. Ai ka cituar shumë arsye, nga ndryshimet klimatike dhe shkatërrimi i habitateve, deri tek gjuetia dhe konsumi i tepërt.

Emetimi i karbonit po dëmton ekosistemet jetike, shumë zogj dhe krijesa të tjera që banojnë pranë qyteteve. Kjo mund të parandalohet. Nëse ne si shoqëri bashkohemi për të mbrojtur natyrën dhe jetën e begatë të kafshëve në Tokë, mund t’i ndihmojmë speciet e tjera të ekzistojnë edhe për 100 vitet e ardhshme, dhe më shumë se kaq.

Makina elektrike autonome
Ekspertët në Universitetin Xhorxhtaun në SHBA, mendojnë se deri në vitin 2040, 90 për qind e automjeteve në rrugë do të jenë elektrike, dhe shumë shpejt pas kësaj, automjetet me naftë dhe benzinë ??nuk do të ekzistojnë më. Norvegjia ka deklaruar se do të ndalojë shitjet e makinave me karburantet fosile deri në vitin 2025, me Holandën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar që bëjnë të njëjtin premtim për vitin 2040.

Gjermania dhe Kina, dy lideret në industrinë e makinave, kanë premtuar ide të ngjashme, pa një vendosur afate kohore. Ndërkohë studiuesit shtojnë se automjetet autonome do të dominojnë gjithashtu shoqërinë. Ekonomisti i Universitetit të Stenfordit, Toni Seba, thotë se deri në vitin 2030, 95 për qind e udhëtarëve do të përdorin automjete që drejtohen vetë.

Në këtë mënyrë, shërbimet e udhëtimit do të kushtonin sa më pak, duke e zvogëluar barrën për ata që mbështeten tek taksitë dhe transporti publik. Për më tepër, nuk do të ketë 3.2 miliardë tonë emetime karboni në vit në atmosferë.

Një botë e robotëve
Rej Kurcveil, drejtor i inxhinierisë në Google, deklaroi kohët e fundit se rritja eksponenciale e teknologjisë dhe robotikës, do të mbërrijë kulmin me një platformë mbarëbotërore në sistemet tona ekonomike brenda 100 viteve të ardhshme, dhe ndoshta edhe më shpejt.

Ai thotë se zhvillimet e shpejta të kohëve të fundit në fuqinë informatike, shpejtësia e internetit, shkëmbimi i informacionit dhe printimi 3D, kontribuojnë gjithnjë e më shumë në tregtinë me shpejtësi të robotëve. Nëse dikush sheh prirjet e hulumtuara nga Google dhe korporatat e tjera të teknologjisë së lartë, atëherë mund të shihni se deri në vitin 2025, robotët do të përbëjnë gati 70 miliardë dollarë të tregut global, me pjesën më të madhe të robotëve që përdoren gjerësisht në ushtri, industri, tregti dhe punët vetjake në shtëpi.

Një Univers i zbuluar
Vitet e fundit, Observatori Jugor Europian, ka vënë në përdorim një teleskop shumë të madh, OWL. Me një diametër prej 100 metrash, ai mund të analizojë me saktësi të madhe planetet pranë Tokës, të rreth 40 prej sistemeve më të afërta me sistemin tonë diellor. Kjo do t’u japë shkencëtarëve aftësinë për të hulumtuar ekzoplanetët, dhe jetën e mundshme jashtëtokësore. Spektri i gjërë i OWL mund të zbulojë molekulat e jetës dhe organizmave të tjerë të gjallë, që teknologjitë e mëparshme si Teleskopi Hapësinor Habëll nuk mund t’i vëzhgonin. Ideja se ka zero jetë në universin e pafundëm nuk është e besueshme, dhe me aftësitë në rritje, kush e di se çfarë do të zbulojmë…/Marrë me shkurtime nga top5s – bota.al/


Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

02/07/2025 | 05:35
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.06.2025.) E Diele
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.07.2025.) E Mërkurë

01/07/2025 | 22:53
Njoftimi i KEDS: të gjitha lokacionet ku sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të rrymës!
Lajme

Punime në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjet e energjisë elektrike për nesër

01/07/2025 | 22:31
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲