Bora që ra dhe ende po vazhdon në kombinim me erën veriore na jep një pamje të veçant dimërore, pamje të cilat na kanë munguar gjatë tërë këtij dimri.
Gjatë ditëve të erërat veriore do të fuqizohen edhe më tutje dhe po ashtu priten edhe fjolla dëbore dhe në kombinim me borën e rënë në shumë rajone pritet të pamje sikur të një shfrëngate dimërore(Blizard).
Erërat e ftohta veriore në disa rajone pritet të arrijnë shpejtësinë nga 50 deri 60km/h. Pra, nuk priten ekstreme dhe nuk ka kurrfar nevoje për shqetësim, por nevojitet kujdes sepse kemi të bëjmë me kushte të papërshtatshme atmosferike dhe dimër të vërtetë.
Po ashtu duhet theksuar se erëra të forta nuk do të ketë në krejt territorin, por kryesisht nê viset tona kontinentale./Meteoballkan