Radarët për përcjelljen e vendndodhjes së objekteve në hapësirë janë duke e vëzhguar në hollësi lëvizjen e raketës kineze “Long March 5B”, e cila pritet të bjerë në Tokë të shtunën ose të dielën.
Kthimi i kësaj rakete në atmosferën e Tokës është i pakontrolluar. Me peshë 18-tonëshe, ajo është një ndër objektet më të rënda në dekadat e fundit që ka lëvizje të lirë dhe të pakontrolluar në atmosferë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Më saktësisht, në zonën ku raketa mund të bie përfshihen: territori i plotë i Afrikës, pjesa jugore e Azisë, jugu i Evropës, pothuajse tërë territorin e Australisë, pjesën më të madhe të Amerikës Jugore, pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe Amerikën e Mesme.
Në këtë zonë përfshihet edhe pjesa qendrore dhe jugore e Shqipërisë dhe një pjesë e Maqedonisë, por jo edhe Kosova.