Në këto çaste kemi afrimin e qendrës së ciklonit të fuqishëm mesdhetar nga jugu i Italisë në drejtim të jugut të Shqipërisë duke kushtëzuar intensifim të reshjeve atmosferike.
Priten reshje të dendura shiu e bore, varësisht nga vendi. Në Shqipëri shi dhe shtrëngata me bubullima, ndërsa në Kosovë reshje të dendura bore duke mos përjashtuar ndonjë vetëtimë dhe bubullimë gjatë natës.
Pra, reshjet do të vazhdojnë gjatë natës duke u fuqizuar herë pas here në tërë rajonin.
Në Kosovë priten reshje të dendura bore të cilat veq po shkaktojnë probleme të mëdha në komunikacion, ndërsa gjatë natës priten reshje edhe më të dendura bore herë pas here.
Reshje bore priten edhe nesër, por intensiteti i tyre do të vjen duke u dobësuar.
Kujdes të komunikacion./Meteoballkan