• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Qeveria ende nuk ua kompensoi dëmet nga vërshimet, komunat rrezikohen nga vërshimet e tjera

Qeveria ende nuk ua kompensoi dëmet nga vërshimet, komunat rrezikohen nga vërshimet e tjera

13/06/2023 | 10:58
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS njofton për punime në rrjet nesër, e hënë 23 shkurt!

22/02/2026 | 23:52
Parashikimi i motit për sot – e martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.02.2026.) e hënë

22/02/2026 | 23:47
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën!

22/02/2026 | 00:16

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! e diele (22.02.2026.)

22/02/2026 | 00:08
Momenti i frikshëm kur arinjtë u shfaqën krejt papritur para skiatorëve

Momenti i frikshëm kur arinjtë u shfaqën krejt papritur para skiatorëve

21/02/2026 | 20:17
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

21/02/2026 | 09:51
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 21 shkurt!

21/02/2026 | 00:22
Moti javor, vazhdojnë reshjet e shiut, pritet edhe borë në disa rajone!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.02.2026) e shtunë

20/02/2026 | 21:56
Kaos në Austri nga reshjet e borës: Mbyllet aeroporti, kamionë të bllokuar e autobus i mbuluar nga orteku

Kaos në Austri nga reshjet e borës: Mbyllet aeroporti, kamionë të bllokuar e autobus i mbuluar nga orteku

20/02/2026 | 10:57
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e premte

20/02/2026 | 08:00
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 20 Shkurt!

19/02/2026 | 23:13
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (20.02.2026.) e Premte

19/02/2026 | 22:45
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Qeveria ende nuk ua kompensoi dëmet nga vërshimet, komunat rrezikohen nga vërshimet e tjera

Qeveria ende nuk ua kompensoi dëmet nga vërshimet, komunat rrezikohen nga vërshimet e tjera

13/06/2023 | 10:58
543
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime në një probabilitet prej mbi 20 për qind në disa komuna të rrezikut për vërshime, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Në mesin e këtyre komunave është edhe Mitrovica e Skenderaj, të cilat nga vërshimet e fundit pësuan dëme materiale në vlera milionëshe. Për këtë, Qeveria ende nuk ua ka kompensuar dëmet, duke zvarritur procedurat në komision.

Sipas IHMK-së, zonat ku rrezikohen nga përmbytjet janë zonat veriore dhe ajo jugore. Tek pjesa veriore, rrezikohen Mitrovica dhe Skenderaj, ku janë edhe lumi Ibër, Sitnica dhe ai i Drenicës, ku ka pasur përmbytje së fundmi.

IHMK paralajmëroi për këtë javë përmbytje edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

“Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu, parashihet që të kenë ndikim sidomos në:

– Pjesa veriore: Pellgu i Ibrit (Sistemet lumore të: Ibrit, Sitnicës Llapit, Drenica etj.) ku Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare: është 20 % ndërsa 5-vjeçare: 24 %.

– Ndërsa pjesa Perëndimore, jugore dhe lindore (Pellgu i Drinit të Bardhë, Lepencit dhe Moravës së Binçës), parashikohet një probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare, gjegjësisht sasi më e vogël e reshjeve”, u tha në njoftimin e IHMK-së.

Përgjatë ditës së djeshme, Gazeta Insajderi ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamzën dhe atë të Skenderajt, Fadil Nurën, të cilët kanë ngritur alarmin për kapacitete të limituara të parandalimit të dëmeve të mëdha.

“Unë mendoj që jemi ndër komunat thuajse më të rrezikuara, për shkak se e kemi numrin më të madh të lumenjve që kalojnë nëpër qytetin e Mitrovicës. Brenda kapaciteteve tona, ne e bëjmë maksimumin. Megjithatë, dihet se ato kapacitete janë bukur të limituara. Po urojmë që të mos ketë vërshime sepse e dimë si kaluam jo fort larg prej ditës së sotme. Kështu që, jemi në përcjellje të situatës, mbetet me pa”, ka deklaruar Hamza.

“Përgatitjet i kemi, po varet nga niveli i reshjeve. Nëse është niveli i madh është e pamundur me kapacitetet që i kemi. Jo vetëm ne po asnjë komunë. Paralajmërohet që do të ketë reshje por nuk dihet se çfarë mund të ndodh”, tha Nura.

Përkundër që janë bërë më shumë se gjysmë viti nga dëmet milionëshe të shkaktuara nga vërshimet në komunat respektive, niveli qendror po e zvarrit procesin në komision. Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përpara një muaji pati thënë se është përpunuar një raport final dhe është dërguar në Ministri të Financave për kompensim.

“Nga shtatorit të vitit të kaluar, Qeveria ka marrë vendim për themelimin e një sekretariati. Tash e tutje, kompensimet për të gjitha veprimtaritë do të ekzekutohen nëpërmjet këtij sekretariati. Ne kemi informacion se tashmë ekziston një raport final dhe ai është dërguar në Ministri të Financave dhe pritet që njërën nga mbledhjet e Qeverisë të kompensohen”, deklaroi Peci.

Lidhur me këtë, Gazeta ka kontaktuar kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili ka kërkuar krijimin e një fondi emergjent të komunave nga ekzekutivi, në rast të fatkeqësive natyrore.

“Ne në Kuvend që e patëm Kuvendin e Asociacionit, u ngrit shqetësimi që dëmet e vitit të kaluar nuk janë kompensuar për bujqit. Ne kemi kërku me e pasë një fond emergjent. Për shkak të byrokracisë në nivel qendror, qytetarët po pësojnë se po duhet me pritë pesë mujë apo ndoshta, më shumë se gjysmë viti, deri po fillojnë procedurat e kompensimit. Ne si Asociacion kemi kërku që me e pasë një fond emergjent për komuna. Kjo nuk është qasje serioze ndaj komunave në këtë drejtim, sepse niveli qendror duhet me reagu më shpejt. Njëherë bëhet vlerësimi, tani merret vendimi në Kuvend Komunal, tani dërgohet në Agjencinë e Emergjencave, vërtetohen e më pas shkojnë në Komision. Me muj të tëra po merr. Nëse ka vërshime, me ua qitë komunave paret. Nëse ka vërshime, sepse nëse s’ka vërshime komunat ua kthejnë paret qeverisë, nuk i keqpërdorin ato”, ka deklaruar ai.

Mitrovica u godit nga vërshimet në fillim të këtij viti. Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, pati thënë se vërshimet patën shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 9 milionë e 100 mijë eurove.

Ndërkaq, Skenderaj pësoi dhjetëra miliona euro dëme materiale si pasojë e vërshimeve.

Related Posts

Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!
Kosovë

KEDS njofton për punime në rrjet nesër, e hënë 23 shkurt!

22/02/2026 | 23:52
Parashikimi i motit për sot – e martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.02.2026.) e hënë

22/02/2026 | 23:47
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!
Kosovë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën!

22/02/2026 | 00:16
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲