Moti këtë të hënë është përkeqësuar ndjeshëm teksa reshjet e dendura të shiut dhe shtrëngatat e erës ka “veshur” thuajse të gjithë territorin në Shqipëri.
Konkretisht në Tiranë, shiu dhe shtrëngatat e erës kanë sjellë bllokim të ndjeshëm të trafikut të kryeqytetit. Në disa zona ka patur përmbytje minore, ndërsa për shkak të erës së fortë një pemë në zonën e “21 dhjetorit” është rrëzuar.
Për më tepër lexoni parashikimin e motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak
Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 9.6mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek.
Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.
Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjësën e dytë të ditës.