Përpos Shqipërisë , reshje intensive shiu pritet të ketë edhe më gjerë në rajonin tonë duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosna dhe Hercegovina dhe Serbia. Cikloni do të kalojë me qendrën e tij mespërmes Gadishullit Ballkanik dhe për këtë arsye priten reshje intensive të herëpashershme.
Vende-vende do të ketë edhe stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë veçanërisht përgjatë bregdetit të Adriatikut që nga Sllovenia e deri në Durrës. Reshje shiu përpos bregdetit priten edhe në viset kontinentale në tërë rajonin. Moti jostabil dë të vazhdojë deri të premtën në rajon dhe nga e premta priten të deprtojnë masa ajrore stabile anticiklonike duke kushtëzuar stabilizim të motit dhe ngritje graduale të temperaturave./Meteoballkan
Image by: Silvio