Reshje të dendura shiu kanë përfshirë rajonin Chiquitania në Bolivi duke ndihmuar në shuarjen e zjarreve masive që kanë përfshirë këtë pjesë të Amazones afro dy muaj më parë.
Për dy muaj zjarri ka shkatërruar sipërfaqe masive të pyjeve të Amazones në këtë pjesë të Amerikes Latine, megjithatë lajmi i mirë është se ditëve të fundit ka patur reshje të dendura shiu të cilat kanë qenë vendimtare në shuarjen e zjarreve duke iu ndihmuar kështu autoriteve të cilat muaj me radhë luftuan për të lokalizuar zjarret masive.
Në këtë rajon jetojnë grupe indigjene të cilët ditë më parë kanë protestuar ashpër kundër qeverisë boliviane në kryeqendrën e Bolivisë njofton Reuters.
Presidenti Bolivian Evo Morales ka theksuar se shteti ka shpenzuar 20 milionë dollarë në përpjekje për të lokalizuar dhe shuar zjarret në Amazonen boliviane.
Gjithashtu edhe nga vendi fqinjë Brazili raportohet se zjarret janë lokalizuar si pasojë e përmirësimit të kushteve të motit dhe rikthimit të reshjeve të dendura të shiut.
Reuters.com