• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Resort skijimi në shkretëtirë – projekti prej 500 miliardë dollarësh në Arabinë Saudite

Resort skijimi në shkretëtirë – projekti prej 500 miliardë dollarësh në Arabinë Saudite

30/01/2023 | 10:09
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime për siguri të sistemit, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër!

28/03/2023 | 00:39
Moti për ditën e sotme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.03.2023.) E Martë

27/03/2023 | 22:03
Duket sikur rrufeja ka goditur minaren e Xhamisë së Sharbanit!

Duket sikur rrufeja ka goditur minaren e Xhamisë së Sharbanit!

27/03/2023 | 20:05
Shtylla kryesore e turizmit në Shqipëri mbeten shqiptarët e Kosovës

Shtylla kryesore e turizmit në Shqipëri mbeten shqiptarët e Kosovës

27/03/2023 | 14:33
Çfarë moti na pret nga sot?

Çfarë moti na pret nga sot?

27/03/2023 | 09:00
E Marta ditë pothuajse dimërore!

E Marta ditë pothuajse dimërore!

27/03/2023 | 04:11
Afrohet cikloni dhe ndryshimi drastik i motit!

Afrohet cikloni dhe ndryshimi drastik i motit!

27/03/2023 | 03:56
Të premten: mundësi për shtrëngata të fuqishme lokale!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.03.2023.) E Hënë

26/03/2023 | 23:37
Dyshohet për shpërthim të mundshëm në Aeroportin e Prishtinës, udhëtarët nxirren jashtë objektit

Dyshohet për shpërthim të mundshëm në Aeroportin e Prishtinës, udhëtarët nxirren jashtë objektit

26/03/2023 | 21:20
Njoftimi i KEDS: të gjitha lokacionet e ndërprerjeve të rrymës për nesër (e diele) dhe pasnesër (e hënë)!

Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës të dielën: orari!

26/03/2023 | 03:51
Akrepat lëvizin një orë para, me këtë datë ndërrohet ora

Nesër ndërrohet ora, ç’duhet të dini

25/03/2023 | 23:24
“Ora e Tokës”, miliona njerëz në mbarë botën fikin dritat

“Ora e Tokës”, miliona njerëz në mbarë botën fikin dritat

25/03/2023 | 22:43
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Resort skijimi në shkretëtirë – projekti prej 500 miliardë dollarësh në Arabinë Saudite

Resort skijimi në shkretëtirë – projekti prej 500 miliardë dollarësh në Arabinë Saudite

30/01/2023 | 10:09
597
SHARES
1.7k
VIEWS
Shpërndaje

Arabia Saudite është një vend i lidhur më shumë me rërën sesa me borën – por ‘mbretëria e shkretëtirës’ ka plane ambicioze për t’u bërë një qendër kryesore e aktiviteteve dimërore.

Kështu, vitet e ardhshme mund të shohim që vendpushimi i Trojena-s t’i bashkohet vendeve si Val d’Isere, Verbier dhe Zermatt si një nga vendpushimet më të mira të skive në botë, nëse këto imazhe të pabesueshme janë diçka për t’u besuar.

Bëhet fjalë për transformimin e një rajoni djerrë në një “vendpushim futuristik”, i cili edhe do të presë Lojërat Dimërore Aziatike 2029, përcjell Telegrafi.

Projekti është pjesë e projektit NEOM prej 500 miliardë dollarësh (rreth 460 milionë euro) të Arabisë Saudite, i cili ka në zemër një rrokaqiell të quajtur The Line.

Projekti është ideja e princit të kurorës saudit Mohammed bin Salman dhe puna ka filluar gjithashtu për strukturën e pabesueshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trojena do të ndërtohet në malet Sarawat rreth 50 kilometra në lindje të bregut të Detit të Kuq, një zonë që është mesatarisht 10 gradë më e ftohtë se pjesa tjetër e rajonit.

Projekti do të vijë i kompletuar me një liqen të krijuar nga njeriu dhe një rezervë natyrore, si dhe pista skish në natyrë.

Temperaturat në zonë shpesh bien nën zero në dimër dhe është një nga zonat e pakta në mbretërinë e shkretëtirës që sheh borë.

Por tashmë ka pasur disa pikëpyetje nëse do të ketë borë të mjaftueshme natyrore për të mbështetur aktivitetet sportive dimërore.

Ndërkohë që atje mund të jenë parë “fjolla bore” që bien dhe shpate të bardha të pacenuara, drejtori menaxhues i Neom, Jan Paterson thotë se “deri në 70 për qind” e tij do të jetë artificiale.

Qëllimi është që resorti të përfundojë deri në vitin 2026, kur do të fillojë të mirëpresë disa nga 700,000 vizitorët që shpreson të joshë çdo vit.

Ata do të vendosen në apartamente, shtëpi dhe pallate, si dhe hotele, sipas faqes së internetit të projektit, përcjell Telegrafi.

“Trojena do të bëhet një nga destinacionet më ‘verbuese’ në mbarë botën”, thotë NEOM.

Megjithatë, ka pasur gjithashtu pyetje në lidhje me pretendimet se resorti do të jetë i qëndrueshëm.

Ndërtimi i Trojena-s do të kërkonte “hedhjen në erë të pjesëve të mëdha të peizazhit” për të ndërtuar një liqen artificial në qendër të resortit.

Krijimi i borës dhe akullit do të konsumojë gjithashtu burime të mëdha, thotë Dr Madeline Orr, themeluese dhe bashkëdrejtore e “Sport Ecology Group” në “Loughborough University”.

“Padyshim, energjia dhe burimet ujore të nevojshme për objektet e skive dhe pistat e akullit do të jenë të jashtëzakonshme”, vlerëson ajo.

“Unë do të shikoj se si ata do ta bëjnë atë të ndodhë, por kam shqetësime serioze për çdo pretendim se kjo do të jetë e qëndrueshme”.

Ndërkohë, aty tashmë ka filluar ndërtimi i projektit The Line.

Related Posts

Duket sikur rrufeja ka goditur minaren e Xhamisë së Sharbanit!
Fenomene

Duket sikur rrufeja ka goditur minaren e Xhamisë së Sharbanit!

27/03/2023 | 20:05
“Gishti i vdekjes”, filmohet fenomeni nënujor që pretendohet se vret gjithçka që prekë
Fenomene

“Gishti i vdekjes”, filmohet fenomeni nënujor që pretendohet se vret gjithçka që prekë

14/03/2023 | 10:11
Pesë vende në botë, ku këmba e asnjë turisti nuk lejohet të shkelë
Fenomene

Pesë vende në botë, ku këmba e asnjë turisti nuk lejohet të shkelë

13/03/2023 | 08:55
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

close button