Një rrebesh i papritur por shumë i fuqishëm ka përfshirë kryeqytetin Irlandez Dublinin pasditen e djeshme duke shkaktuar kaos në trafik, njoftojnë mediat irlandeze.
Sherbimet e transportit janë detyruar të ndalin punën e tyre të zakonshme gjatë dhe pas rrebeshit të fuqishëm i cili ndodhi në orët e pikut në trafik si pasojë e ujit të madh dhe goditjes së vetëtimave të cilat shkaktuan një defekt në sistemin e transportit.
Autoritetet njoftuan se e tëra kalojë pa pasoja në njerëz dhe se tani transporti është normalizuar./Meteoballkan