• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

01/07/2025 | 09:19
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e martë

10/02/2026 | 08:35
Moti javor, mot i ndryshueshëm!

Moti javor, mot i ndryshueshëm!

10/02/2026 | 00:59
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 10 shkurt!

10/02/2026 | 00:24
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.02.2026.) e martë

09/02/2026 | 22:32
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e hënë

09/02/2026 | 07:03
Lëkundje toke sonte në Kosovë!

Lëkundje toke sonte në Kosovë!

09/02/2026 | 00:30
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 9 Shkurt!

08/02/2026 | 23:47
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.02.2026.) e hënë

08/02/2026 | 22:09
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

07/02/2026 | 08:32
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 7 shkurt!

06/02/2026 | 23:44
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.09.2024.) E Hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (07.02.2026.) e shtunë

06/02/2026 | 23:02
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e premte

06/02/2026 | 08:22
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

01/07/2025 | 09:19
979
SHARES
2.8k
VIEWS
Shpërndaje

Edhe pse për shumëkënd janë simbol i verës dhe freskisë, shalqiri dhe pjepri mund të fshehin rreziqe serioze për shëndetin, nëse nuk ndiqni një hap të thjeshtë para se t’i prisni.

Ekspertët tërheqin vëmendjen se larja e frutit, edhe pse duket e panevojshme, pasi nuk e konsumojmë lëkurën, është thelbësore për të shmangur helmimin.

Këto fruta rriten në tokë, ku ekspozohen ndaj dheut, pluhurit, ujit të ndotur dhe plehrave, ndërsa gjatë korrjes, ruajtjes dhe transportit mund të grumbullojnë edhe më shumë mikrobe. Nga ara deri në tezgë, e pastaj në kuzhinën tuaj, ato kalojnë nëpër duart e shumë personave dhe askush nuk mund të dijë se sa herë janë prekur me duar të palara.

“Kur e prisni një shalqi ose pjepër pa e larë më parë, të gjitha bakteret nga lëkura transferohen përmes thikës direkt te pjesa e brendshme që e hani të gjallë”, shpjegon Dr. Darin Detwiler, profesor i sigurisë ushqimore në Universitetin Northeastern.

Dallimi i vetëm mes tyre është se lëkura e pjeprit, për shkak të strukturës së ashpër, mban edhe më shumë papastërti dhe mikrobe sesa ajo e shalqirit, prandaj kërkon larje edhe më të kujdesshme, transmeton Telegrafi.

Ndryshe nga shumë produkte të tjera ushqimore, këto fruta nuk gatuhen kështu që bakteret si salmonela, listeria apo E. coli mund të mbijetojnë dhe të përfundojnë direkt në organizëm. Pasojat janë të njohura: nauze, të vjella, diarre, që zakonisht shfaqen disa orë deri disa ditë pas konsumit.

Prandaj, para se t’i ndani në feta, lajini mirë me ujë të bollshëm, fërkojini me një furçë kuzhine nëse është e nevojshme dhe thajini me letër kuzhine të pastër. Pasi t’i keni prerë, frutat duhen konsumuar menjëherë ose duhet të ruhen në frigorifer brenda dy orësh, në temperaturë më të ulët se 4 °C dhe të konsumohen brenda 3-4 ditësh.

Sidomos kur blini gjysma ose çerek fruti të gatshëm nga shitësit ambulantë, rreziku është më i madh, pasi shpesh ruhen në kushte të papërshtatshme.

Vetëm një hap i thjeshtë si larja, mund t’ju mbrojë ju dhe familjen tuaj nga një helmim i panevojshëm dhe kështu, shalqiri e pjepri do të vazhdojnë të mbeten sinonim i freskisë dhe verës, jo i shtratit dhe të përzierave!


Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë
Uncategorized

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

17/12/2025 | 08:02
Me këtë datë ndërrohet ora
Uncategorized

Me këtë datë ndërrohet ora

17/10/2025 | 10:16
Pse duhet të vendosni patate në dritare gjatë muajve në vijim?
Uncategorized

Pse duhet të vendosni patate në dritare gjatë muajve në vijim?

09/10/2025 | 09:05
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲