Mediat boshjake raportojnë se një 68 vjeçar ka humbur jetën dje pasdite pas motitë të ashpër që goditit dje rajonin e Semberisë, gjegjësisht në Bijelinë. Ekipet spitalore të këtij qyteti boshnjak kanë raportuar se përpos një vdekjeje nga moti i lig, janë lënduar të paktën 10 persona të cilët kanë kërkuar ndihmë në qendrën mjekësore të Bijelinës.
Raportohet se numri i të plagosurve është edhe më i madh por shumë nga ta nuk kanë kërkuar fare ndihmë mjekësore.
Nga Srebrenica raportohet se breshëri ka shkatërruar tërësisht disa kultura bujqësore siç janë misri dhe malina./Meteoballkan