Edhe pse temperaturat janë të larta, ndjeshmëria subjektive e të nxehtit sonte është mjaft e lartë për shkak të dendësisë së ajrit, posaçërisht në Shqipëri.
Sigurisht se po e ndjeni edhe vet por gjykuar sipas imazheve satelitore para një ore ose dy temperatura në shumicën e territorit të Republikës së Shqipërisë ishte mbi 30 gradë celsius, dmth ndjeshmëria dhe jo temperatura reale. Madje në disa rajone ndjeshmëria e temperaturave ishte mbi 35 gradë celsius. Përndryshe temperaturat reale në Shqipëri rreth orës 20:00 ishin nga 25 deri në 32 gradë celsius në nivel vendi, por ndjeshmëria e nxehtësisë është shumë më e lartë.
I nxehti që ka përfshirë Shqipërinë do të jetë i pranishëm edhe ditëve të ardhshme, por ndjeshmëria e të nxehtit mund të ulët pak për shkak të frontit të dobët të ftohtë ajror në mesjavë./Meteoballkan