Një kohë mjaft të gjatë nuk e kemi parë rajonin tonë të mbuluar në aspektin termik me ngjyrë të kaltër dmth. temperatura nën 0 gradë Celsius dhe këtë rast e kemi sonte ku temperaturat e ulëta arktike dhe siberike kanë pushtuar rajonin tonë dhe lokalisht ka edhe reshje bore. Temperaturat e ulëta kanë përfshirë edhe disa rajone bregdetare ku fjolla dëbore sonte pati edhe në Shkodër, Ulqin dhe Durrës.
Bërthama e ajrit të ftohtë polar fatmirësisht nuk do të vije te ne, por megjithatë mbetet shumë ftohtë edhe dy ditë dhe nga e mërkura pritet zbutje graduale e acarit. Nata më e ftohtë e kësaj vale arktike sipas të gjitha gjasave do të jetë nata e ardhshme për arsye se pritet kthjellim e pjesshëm i motit.
Në fotografi shihen temperaturat në tërë Kontinentin Evropian të regjistruara para afër një ore./Meteoballkan