Një sistem i fuqishëm rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë gjendet në Detin e hapur përballë Durrësit dhe Tiranës, ndërsa me periferinë e tij në këto çaste ka kapur pjesë të Durrësit. Një sistem tjetër stuhish gjendet në det të hapur mes Vlorës dhe bregdetit italian.
Këto sisteme gradualisht po avansojnë drejt tokes duke dhe pritet të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe erëra kalimtare të fuqishme. Më së shumti rrebeshe priten në pjesët qendrore, por duke mos përjashtuar edhe viset tjera.
Në Kosovë po mbanë mot kryesisht i vranët dhe me zhvillime të izoluara të rrebeshe të shiut. Mot i ngjashëm pritet të vazhdojë edhe gjatë orëve të ardhshme, ndërsa në mbrëmje pritet stabilizim i motit.
Nga nesër përmirësim dhe rritje të ndjeshme të temperaturave që do të jetë hyrje në një valë të re nxehtësie afrikane, por e cila nuk pritet të zgjasë shumë./MeteoBallkan